
Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimit te Patokut, në autostradë, ku si pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura.
Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se dy nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Më herët, në hyrje të Lezhës u shënua një tjetër aksident, ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al