Aksident i rëndë automobilistik të Drenas të Kosovës, dyshohet për dy të vdekur

DRENAS

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Korroticë të Ulët të Drenasit dhe si pasojë dy persona kanë vdekur.

Rasin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, shkruajnë mediat e Kosovës.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për trajtim mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Viktimat janë; L.P. 45-vjeçare dhe Q.TH 26 vjeç. Vdekjen e tyre e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara.

“Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka shtuar Ahmeti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *