Aksident i rëndë hekurudhor në Egjipt/ Përplasen dy trena, 32 të vdekur, 60 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar sot në Egjipt. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën 32 persona. Ndërkohë që 60 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Sohag, rreth 500 km në jug të kryeqytetit, Kajros.

Autoriteti hekurudhor i Egjiptit tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në frenat e emergjencës tek një prej trenave.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një prej trenave kishte ndaluar, ndërsa tjetri e përplasi nga pas. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *