Aksident i rëndë në autostradën Morinë-Milot, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur

Një aksident tragjik në autostradën Morinë-Milot i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur rëndë një tjetër.

Policia njofton se rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts