Aksident i rëndë në Francë, së paku 7 të vdekur

aksident i rende ne france se paku 7 te vdekur
aksident i rende ne france se paku 7 te vdekur

PARIS – Shtatë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një aksident rrugor në departamentin qendror të Francës Eure-et-Loir të martën në mbrëmje, sipas medias lokale Le Parisien.

Aksidenti me tre automjete të përfshira ka ndodhur pak para orës 19:00 në rrugën e departamentit 921.

Automjeti i parë, me pesë persona në brendësi të tij, është përplasur me një mjet tjetër që vinte në drejtim të kundërt, në të cilin ndodhej një çift. Më pas mjeti i parë është përplasur me një mjet të tretë, i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt.

Si pasojë, vdiqën pesë personat në automjetin e parë dhe çifti që ndodhej në makinën e dytë. Dy persona në automjetin e tretë u plagosën dhe u dërguan në spitalin lokal. Trafiku u ndërpre në të dy drejtimet gjatë ndërhyrjes të autoriteteve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Spread the love

Similar Posts