
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën e Skylabela në ishullin Mykonos.
Mediat greke shkruajnë se rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal, humbi kontrollin duke i marrë jetën 27-vjeçarit shqiptar. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë i riu është hedhur nga makina.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendodhje kanë shkuar ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu i cili jetonte në Mykonos kishte ndërruar jetë.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al