Aksident i rëndë në Itali, vdesin 5 të rinj

11:12 23/01/2022

Një aksident i rëndë u ka marrë jetën 5 të rinjve me kombësi të ndryshme në Itali. Katër djem dhe një vajzë nga mosha 17 deri në 22 vjeç ishin duke udhëtuar me makinë në një rrugë dytësore në komunën Rezzato, në provincën e Breshias.

Ata u përplasën me një autobus në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës. Përplasja ishte shumë e fortë dhe shoferi i autobusit tha se makina e të rinjve i kishte shkuar përballë dhe në atë moment nuk kishte patur se çfarë të bënte.

Dëshmitarët e përshkruan si një skenë apokaliptike. Zjarrfikësit dhe ambulancat punuan për të transportuar trupat e të rinjve, ndërsa shoferi 58-vjeçar i autobusit u lëndua lehtë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com