Aksident i rëndë në Lezhë-Laç/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, përfundojnë në parcelat anësore. Plagoset francezi

aksident i rende ne lezhe lac makinat perplasen me njera tjetren perfundojne ne parcelat anesore plagoset francezi
aksident i rende ne lezhe lac makinat perplasen me njera tjetren perfundojne ne parcelat anesore plagoset francezi

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku siç shihet edhe në video makinat kanë pasur një përplasje të fortë duke përfunduar në dy anët e parcelave në anësore .

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Balkanweb se nga burimet në vendngjarje bëhet me dije se në njërin nga automjetet janë gjetur të plagosur një shtetas francez, i cili është transportuar te Spitali i Traumës.

Ndërsa në mjetin tjetër ende nuk është gjendur asnjë person ku policia dhe punonjësit e zjarrfikësve janë në kërkim të ndonjë shtetasi, i cili mund të jetë i plagosur, ose edhe mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts