Aksident i rëndë në Turqi, 16 të vdekur dhe 21 të plagosur, detajet e para

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë juglindore, me pasojë vdekjen e të paktën 16 personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve.

“Në total, 16 nga qytetarët tanë vdiqën dhe 22 u plagosën në një aksident që përfshin një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulance midis Gaziantepit dhe Nizipit. Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë mes të vdekurve”, tha Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep, raporton gazeta Hurriyet.

Agjencia e lajmeve DHA tha se një ambulancë, një kamion zjarrfikës dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.

Pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave janë dërguar në vendin e rrëzimit. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts