Aksident i rëndë, u goditën nga një kamion që po kontrabandonte mallra, plagosen 5 policë në veri të Kosovës

aksident i rende u goditen nga nje kamion qe po kontrabandonte mallra plagosen 5 police ne veri te kosoves
aksident i rende u goditen nga nje kamion qe po kontrabandonte mallra plagosen 5 police ne veri te kosoves

Pesë policë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti rrugor në veri të Kosovës. Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti për Kufi, ka njoftuar se dje më datë 16.07.2022 në orët e mbrëmjes, në fshatin Jashanicë, Komuna e Leposaviqit, zyrtarët policorë të kufirit kanë vërejtur një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash. Gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë janë penguar nga dy automjete civile.

“Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar  një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj  dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit. Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur një veturë zyrtare policore. Përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se zyrtarët policorë kanë vazhduar me ndjekjen e kamionit, duke sinjalizuar gjatë gjithë kohës me alarm dhe rotacion si dhe me drita të gjata të automjetit që të ndalohet, mirëpo shoferi nuk i është përgjigjur thirrjes. Mjeti ka vazhduar të ecë në drejtim të magjistrales Mitrovicë–Jarinje, duke zhvilluar gjatë gjithë kohës shpejtësi shumë të madhe dhe duke rrezikuar mjetet e tjera në trafik.

“Në përpjekje e sipër për ta ndaluar, vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts