Aksident i trefishtë në aksin Fier-Seman, plagosen katër persona, dy prej tyre të mitur

aksident i trefishte ne aksin fier seman plagosen kater persona dy prej tyre te mitur
aksident i trefishte ne aksin fier seman plagosen kater persona dy prej tyre te mitur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, ku për pasojë janë përplasur tri makina.

Mësohet se nga përplasja e mjeteve Mercedes-Benz, Opel dhe Volkswagen, ku ky i fundit ka përfunduar në kanal, janë plagosur katër persona.

Raportohet se të plagosurit, dy prej të cilëve janë të mitur, respektivisht 2 dhe 10 vjeç, janë dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në të dy anët e rrugës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

[embedded content]

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Fermë Çlirim”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. N., është përplasur me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. D. dhe me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. R.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë pasagjerët në automjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V. R., A. R., dhe dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 10 vjeç , të cilët kanë shkuar në spital dhe po kryejnë ekzaminimet mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts