Aksident masiv nga mjegulla në Itali, të paktën 15 të plagosur

aksident masiv nga mjegulla ne itali te pakten 15 te plagosur

12:46 19/02/2024

Mjegulla shkaktoi një seri aksidentesh masive në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas këtë të hënë në Itali. Të paktën 30 janë makinat e përfshira dhe 15 të plagosurit. Të dhënat mund të ndryshojnë.

Sipas asaj që shkruan ANSA, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës. Në vendngjarje një helikopter solli disa qese me gjak.

Janë të paktën dy vende ku u shënuan aksidentet e rënda, njëri në Alseno, pranë Piacenza-s, në drejtim të Bolonjës. Përveç ambulancave, në vendngjarje ndërhynë edhe shërbimet zjarrfikëse dhe disa patrulla të policisë rrugore.

Autostrada mes Piacenza-Parma është mbyllur në të dyja drejtimet. Radha e makinave të bllokuara është kilometrike./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts