
Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Piraj, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Në automjet ndodhej edhe një pasagjer.
Mësohet se të dy kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Aktualisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit pas testit ka rezultuar qe nuk ka përdorur pije alkoolike.
Policia po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al