Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplas motorin, humb jetën drejtuesi

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit, ku një makinë ka përplasur një motor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit rreth 60 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

[embedded content]

Informacion paraprak
Rreth orës 11:50 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, janë përplasur furgoni me drejtues shtetasin A. S. me një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi M. L.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka humbur jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts