Aksident në aksin Pogradec-Maliq, makina del nga rruga si pasojë e shpejtësisë, plagoset pasagjeri

aksident ne aksin pogradec maliq makina del nga rruga si pasoje e shpejtesise plagoset pasagjeri
aksident ne aksin pogradec maliq makina del nga rruga si pasoje e shpejtesise plagoset pasagjeri

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Maliq.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Sovjan, ku sipas policisë një mjet ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet, por paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts