Aksident në aksin rrugor Kavajë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin (Foto)

Në aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Kavajë-Durrës. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor të paidentifikuar.

Nga përplasja, këmbësori ka humbur jetën, ndërkohë që drejtuesi është dërguar në polici për të dhënë dëshminë e tij.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts