Aksident në aksin Shkodër-Koplik, makina përplas për vdekje një këmbësor

aksident ne aksin shkoder koplik makina perplas per vdekje nje kembesor
aksident ne aksin shkoder koplik makina perplas per vdekje nje kembesor

Një 77-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur reth orës 05:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik.

Policia bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin E. I., 24 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut, ka përplasur shtetasin këmbësor M. P., 77 vjeç, banues në Omaraj, Malësi e Madhe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts