Aksident në Dibër, një 16-vjeçar përplas me makinë një vajzë të mitur

aksident ne diber nje 16 vjecar perplas me makine nje vajze te mitur

































Një aksident ka ndodhur sot në Maqellarë të Dibrës. Një 16-vjeçar ka përplasur me mjet një vajzë të mitur.

policia

Policia ka nisur hetim ndaj 16-vjeçarit, ndërsa vajza e lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Gjithashtu, Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts