Aksident në Dimal, fuoristrada godet triçikëlin dhe e nxjerr jashtë rruge. Drejtuesi i mjetit përfundon në spital

aksident ne dimal fuoristrada godet tricikelin dhe e nxjerr jashte rruge drejtuesi i mjetit perfundon ne spital
aksident ne dimal fuoristrada godet tricikelin dhe e nxjerr jashte rruge drejtuesi i mjetit perfundon ne spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal,rreth 500 metër larg Rotondos së Dimalit. Një automjet, tip Fuoristradë, me targa AB 381 BK, duke qarkulluar nga Berati drejt Dimalit ka goditur nga prapa një mjet “Triçikël”, që po qarkullonte në të njëjtin sens me të. Si pasojë e përplasjes së fortë, triçikli ka dalë nga rruga.

I plagosur lehtë nga ky aksident ka ngelur drejtuesi i triçiklit, që është transportuar me ambulancë për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore, që kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të konkluduar në shkaqet e tij.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë paraprakisht se si shkak për aksidentit ka ndikuar edhe mungesa e ndriçimit në rrugë si dhe mungesa e sinjalistikës së prapme të triçiklit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts