
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Llaman” në Himarë. Një mjet tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është plagosur në këmbë pasagjerja në motomjet, shtetase franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. W., 31 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al