Aksident në Librazhd, 64-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen shoferi dhe 5 persona, mes tyre 3 të mitur

aksident ne librazhd 64 vjecari humb kontrollin e mjetit plagosen shoferi dhe 5 persona mes tyre 3 te mitur
aksident ne librazhd 64 vjecari humb kontrollin e mjetit plagosen shoferi dhe 5 persona mes tyre 3 te mitur

Një aksident është raportuar në fshatin Gurakuq në Librazhd. Bëhet me dije se 64-vjeçari I.S., ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shoferi, B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Librazhd/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq, shtetasi I. S., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe shtetasit B. S., 38 vjeç, B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts