Aksident në Pukë, makina del nga rruga dhe bie në lumin Fan, plagosen babë e bir

aksident ne puke makina del nga rruga dhe bie ne lumin fan plagosen babe e bir
aksident ne puke makina del nga rruga dhe bie ne lumin fan plagosen babe e bir

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Pukë, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës dhe ka rënë në lumin Fan. Për pasojë kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri, babë e bir.

Policia bën me dije se dy të lënduarit, të moshave 60 dhe 24 vjeç janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut.

Ndërkohë grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts