Aksident në rrugën e Arbrit, dy mjetet përplasën me njëra tjetrën, drejtuesit përfundojnë në spital

aksident ne rrugen e arbrit dy mjetet perplasen me njera tjetren drejtuesit perfundojne ne spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbrit, në afërti të vendit të quajtur si Qafa e Buallit.

Gazetari Enver Doçi ka raportuar për BalkanWeb se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë drejtuesit e tyre janë dërguar në spitalin e Bulqizës.

Në pamjet e siguruara shfaqet njëri prej automjeteve, i cili është përmbysur pas përplasjes së fuqishme.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të punuar mbi zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts