
TIRANË
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.
Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.
Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.
Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar drejtuesin.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al