Aksident te ‘Kryqëzimi i Gjadrit’/ Makina përplas motoçikletën, plagoset 65-vjeçari (EMRI)

aksident te kryqezimi i gjadrit makina perplas motocikleten plagoset 65 vjecari emri
aksident te kryqezimi i gjadrit makina perplas motocikleten plagoset 65 vjecari emri

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja K. B., duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin Zef Paloka, 65 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë. Si pasojë është lënduar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts