Aksident tragjik, makina përplaset kokë më kokë me autobusin me turistë dhe shkrumbohet nga zjarri, vdes 67-vjeçarja, të paktën 5 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Një autobus është përplasur kokë më kokë me një automjet në autostradën Livadia – Amfissa.

Makina e drejtuar nga një 67-vjeçare me origjinë greke, u përplas me autobusin që transportonte turistë kinezë.

Si pasojë e përplasjes makina është përmbysur dhe ka shpërthyer në flakë, ku fatkeqësisht 67-vjeçarja nuk ka arritur të dalë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë raportohet se 5 nga 34 turistët që po udhëtonin në autobus janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts