Aksident tragjik në aksin Prishtinë-Podujevë! Përplasen tri automjete, humbin jetën dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur paraditen e së dielës rreth orës 9.30.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri automjete ku të lënduar kanë mbetur edhe nëntë persona të tjerë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar njëmbëdhjetë persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts