Aksident tragjik në Gjermani, ndërron jetë shqiptari 23-vjeçar, policia: S’mbante rrip sigurimi

aksident tragjik ne gjermani nderron jete shqiptari 23 vjecar policia smbante rrip sigurimi
aksident tragjik ne gjermani nderron jete shqiptari 23 vjecar policia smbante rrip sigurimi

Një aksident automobilistik në Gjermani, i ka marrë jetën tragjikisht një 23-vjeçari nga Mitrovica.

Mediat gjermane shkruajnë se i riu, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me barrierën qendrore.

Sipas Policisë së Pfalzit, 23-vjeçari, kishte dalë nga korsia me makinën e tij, për arsye ende të paditura, e më pas, u fut sërish në rrugën kryesore para se të përplasej.

Autoritetet theksojnë, se i riu nuk kishte të lidhur rripin e sigurimit, e kjo ishte dhe shkaku kryesor i vdekjes. Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts