Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën dy të rinj 23 dhe 22 vjeç

aksident tragjik ne kosove humbin jeten dy te rinj 23 dhe 22 vjec
aksident tragjik ne kosove humbin jeten dy te rinj 23 dhe 22 vjec

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në fshatin Piranë të Kosovës, në magjistralen Prizren-Gjakovë.

Policia kosovare njofton se nga aksidenti kanë humbur tragjikisht jetën dy të rinj të moshave 23 dhe 22 vjeç.

“Në fshatin Piranë, në magjistralen Prizren-Gjakovë me datë 19 gusht 2021, rreth orës 23:40 min, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet ndërmjet dy veturave lokale, ku si pasojë përveç dëmeve materiale pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy persona nga të lënduarit të lindur në vitin 1998 dhe në vitin 1999 kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda nga aksidenti. Në këtë aksident gjithashtu lëndime të rënda trupore dhe me rrezik jete ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të pakujdesisë dhe mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit duke e humbur kontrollin e drejtimit në rrugë.

Në vendin e ngjarjes përveç policisë, emergjencës dhe zjarrfikëseve ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim që trupat e pajetë të dërgohen në IML në Prishtinë për ekspertizën mjeko-ligjore.

Me rastin po merren hetimet rajonale të njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts