Aksidentalisht miliarder, amerikanit i depozitohen në bankë 50 miliardë dollarë, ‘i shijon’ për pak ditë

Një familje nga Louisiana në mënyrë krejtësisht aksidentale është bërë miliardere për disa ditë, pasi në llogarinë e tyre bankare u depozituan 50 miliardë dollarë.

Agjenti i patundshmërive në Baton Rouge, Darren James, 47-vjeç, ka thënë për Fox se si këtë muaj një ditë është detyruar të kthehet më herët nga puna, ku gruaja e tij e priste me pasqyrën e llogarisë së tyre bankare, duke i kërkuar ta shikojë.

“Hape dhe do ta shohësh që në llogari kemi 50 miliardë dollarë”, tha James, i cili u befasua nga fakti se në mënyrë krejtësisht aksidentale u bë shumë i pasur.

“Të gjithë thamë njëzëri se kush do të troket në derën tonë, pasi që nuk ishim në dijeni për prejardhjen e tyre”, shtoi ai.

Megjithatë pranoi se në një moment mendoi se mund të kishte qenë “daja i tij i pasur” që i ka lënë para, e me atë shumë të parave do ta rangonte një vend nën themeluesin e Nike, Phil Knight.

“Nuk mund ta mohoj që ishte ndjenjë e mirë të shohësh kaq shumë zero në llogari”, ka thënë ai me një dozë shakaje.
Megjithatë James dhe gruaja e tij i telefonuan bankës për të mësuar për arsyen e kësaj shumë të majme të parave, por ato mbetën në llogari edhe për disa ditë.

“Ishim miliarder për katër ditë. Ishte një ndjenjë e mirë, pavarësisht që nuk mund të bënim asgjë me to. E dinim që nuk ishin paratë tona. Nuk i kemi fituar ne, dhe për këtë nuk mund të bënim asgjë me to”, ka thënë James i cili dikur kishte punuar si polic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *