
10:13 04/10/2021
Humbën jetën gruaja dhe djali i tij, shkaqet e rrëzimit të avionit mbeten të paqarta
Mes viktimave të aksidentit ajror i cili ndodhi në Milano është edhe një biznesmen miliarder rumun 68-vjeçari Dan Petrescu i cili ishte edhe piloti i avionit.
Në bord ishte gruaja e tij dhe djali 30-vjeçar, Dan Stefan Petrescu. Të gjithë personat që ndodheshin në avionin privat i cili ra mbi një ndërtesë në San Donato Milanese të Milanos në bord humbën jetën.
Brenda ndërtesës, e përdorur për zyra dhe parking dhe që po rinovohej, nuk kishte njeri.
68-vjeçari konsiderohej si një prej personave më të pasur në Rumani, pronar supermarketesh dhe galerish tregtare. Falë investimeve të tij në prona të paluajtshme, ai u konsiderua si një nga njerëzit më të pasur në Rumani, me një pasuri të vlerësuar rreth 3 miliardë euro.
Ai kishte dy nënshtetësi, rumune dhe gjermane: Petrescu ishte kthyer në atdheun e tij në 1989, pasi kishte jetuar prej vitesh në Gjermani, ku ishte shpërngulur për t’i shpëtuar regjimit të Nikola Çaushesku.
Familja e tij ishte nisur drejt vilës së tyre në Olbia, Sardenjë, ku i priste nëna e moshuar e Petreskut.
Mediat italiane flasin për 8 viktima mes tyre edhe një i mitur. Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë janë të paqarta.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al