Aksidenti me 10 të vdekur në Kroaci, Kurti: Mirëqenia jonë varet shumë nga mërgata, tragjedia e rëndë për të gjithë popullin shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për mediat në Kroaci, në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme atje.

Kreu i Qeverisë në Kosovë ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptar. Kurti nuk ka hezituar të falenderojë homologun e tij kroat, Andrej Pelenkoviç dhe qeverinë atje, për ndihmën e dhënë ndaj të lënduarve shqiptarë.

“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *