Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, Kurti falenderon kryeministrin Plenkoviç: Kosova do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Plenkoviç pas aksidentit me 10 viktima në Slavonski Brod.

Kurti thotë se me përkujdesjen e ofruar dhe angazhimi nga pala kroate ka prekur thellë zemrat në Kosovë.

Ai e garanton se Kosova për miq si Plenkoviç do e ketë gjithmonë derën dhe zemrën e hapur.

FALENDERIMI NGA ALBIN KURTI

Shumë i nderuari Kryeministër Plenković,

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim personal, pranoni falënderimet më të përzemërta për ndihmën që na e ofruat në një situatë të rëndë për vendin tonë.

Reagimi Juaj i shpejtë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë tanë, trajtimi mjekësor i të lënduarve dhe strehimi i udhëtarëve të tjerë, shpërfaqi vlerat Tuaja të larta dhe shpirtin bujar të popullit kroat.
Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona.

Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë.

Me konsideratën më të lartë, ju sigurojmë që Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si Ju.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *