Aksidenti te Liqeni, 26-vjeçari Eldi Alushi dha dëshmi të rreme, nuk ishte në automjet, makina drejtohej nga Emiljano Nina, kushëri i Ervis Martinajt

aksidenti te liqeni 26 vjecari eldi alushi dha deshmi te rreme nuk ishte ne automjet makina drejtohej nga emiljano nina kusheri i ervis martinajt
aksidenti te liqeni 26 vjecari eldi alushi dha deshmi te rreme nuk ishte ne automjet makina drejtohej nga emiljano nina kusheri i ervis martinajt

26-vjeçari Eldi Alushi, i cili mori përsipër aksidentin e së martës pranë Liqenit artificial të Tiranës, sipas policisë nuk ishte i pranishëm në automjet në momentin e ngjarjes.

Vëllai i Eldi Alushit, Jurgen Alushi ishte pasagjer në makinë ndërsa shofer i makinës ka qenë 28-vjeçari Emiljano Nina.Jurgen Alushi është proceduar në gjendje të të lirë për për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Nga veprimet hetimore policia thotë se dyshohet se Emiljano Nina, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, në pronësi të Eldi Alushit, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë, ka humbur kontrollin, për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore, te Liqeni Artificial.

Pasagjer në këtë automjet ka qenë shtetasi Jurgen Alushi, i cili pas aksidentit, është larguar bashkë me drejtuesin e automjetit. Ndërsa pronari i makinës Eldi Alushi u arrestua nga policia pasi ka përkrahur drejtuesin e automjetit dhe ka penguar në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, duke dhënë dëshmi të rreme në lidhje me rrethanat e aksidentit kur u shoqërua nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shkop bejsbolli që është gjetur në banesën e shtetasit Emiljano Nina, i cili po drejtonte makinën në momentin e ngjarjes, tashmë është në kërkim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Emiljano Nina është një person me precedent të mëparshëm penal dhe është kushëri i Ervis Martinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts