Aksidenti tragjik i merr jetën 9 fëmijëve

21:36 21/06/2021

10 persona, prej të cilëve 9 fëmijë, u shuan tragjikisht në një aksident masiv, në të cilin u përfshinë disa makina, në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një rrugë të mbuluar nga uji për shkak të shirave të rrëmbyer nga stuhia tropikale që ka goditur Amerikën përgjatë këtyre ditëve.

Mediat amerikane shkruajnë se 8 prej fëmijëve udhëtonin me një furgon që po i transportonte në një shtëpi për të rinj të abuzuar apo të neglizhuar.

E vetmja e mbijetuar ishte shoferja e mjetit, Candice Gulley. Ajo është në gjendje serioze, por të stabilizuar në spital. Dy prej fëmijëve që humbën jetën ishin të vetë gruas, të moshës 4 dhe 16 vjeç.

Të miturit kishin qenë në një plazh që ndodhej pranë zonës ku jetonin, kur u përfshinë në aksident.

Cody Fox, 29-vjeç dhe vajza e tij 9 muajshe, të cilët në një tjetër makinë, mbetën gjithashtu të vrarë.

Aksidenti ndodhi të shtunën, në jug të Montgomery dhe autoritetet thonë se shkak dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Nga ngjarja mbetën të plagosur shumë persona të tjerë, ndërsa imazhet tregojnë se të paktën 4 makina u shkrumbuan, përfshirë 2 mjete të tonazhit të rëndë. 

Autoritetet e konsideruan si një aksidenteve dhe më tragjike në vend./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *