Aksidenti tragjik në Kroaci/ Flasin të mbijetuarit: Kemi parë kiamet, e gjitha ndodhi brenda 1 minute, autobusi ra zvarrë rreth 100 metra

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka humbur kontrollin e si pasojë kanë humbur jetën 10 persona, e dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Dy prej personave që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti i rëndë, kanë dhënë një prononcim për mediat në Kosovë.

Ata kanë treguar se si ndodhi ngjarja.

“E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë pasagjeri.

Një pasagjer tjetër, ka treguar se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *