Aksidenti tragjik në Kroaci, lënë spitalin 26 të plagosur, 15 të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor

Ministri kosovar i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se deri tani 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci janë liruar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të trajtohen.

Në një postim në Facebook, Mehaj shkruan se të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Lexoni të plotë postimin e Mehajt:

“Të dashur qytetarë,

Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe koordinim të plotë me ministrin Sveçla dhe ministrin Vitia.

Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë.

Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë.

Të liruarve dhe pjesës që do të lirohet së shpejti nga spitali do t’i ofrohet akomodimi dhe transporti për vendlindje përmes linjave ajrore nga Aeroporti i Osjekut.

Deri në fund, do të jemi pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe tanë si dhe pranë të lënduarve.

Ky është misioni ynë dhe kjo është detyra jonë.

Me këtë rast, shpreh mirënjohje dhe falënderimin e thellë për miqtë e mi, ministrat Banozic dhe Bozinovic dhe të gjitha autoritetet shtetërore dhe lokale të Republikës së Kroacisë të cilët bënë më të mirën për të menaxhuar këtë tragjedi që e ndjenë të përbashkët.

Miqësia dhe aleanca me shtetin dhe popullin kroat është e natyrshme dhe ashtu do të jetë gjithmonë!”, shkruan Mehaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *