
Një aksident është raportuar në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier. Bëhet me dije se automjeti tip “Suzuki” që drejtohej nga 37-vjeçarja R.H., është përplasur me automjetin e policisë tip “Hyundau” që drejtohej nga polici F.G, 29-vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë raportuar dëme materiale.
Njoftimi:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, automjeti tip “Suzuki” me drejtuese shtetasen R. H., 37 vjeçe, banuese në Fier, është përplasur me automjetin e Policisë tip “Hyundai” me drejtues punonjësin e Policisë F. G., 29 vjeç.
[embedded content]
Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al