Aksidentohet makina e truprojave të kryeministrit të Australisë, 4 të plagosur rëndë

Makina në të cilën po udhëtonin truprojat e kryeministrit të Australisë, Scott Morrison, është aksidentuar rëndë.

Sipas mediave britanike, makina është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas ka dalë nga rruga duke u rrokullisur, ndërsa në të udhëtonin katër persona. Ata janë nxjerrë me vështirësi dhe janë nisur më pas drejt spitalit, në gjendje të rëndë.

Automjeti i truprojave ishte duke ecur pas makinës së  kryeministrit. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën e shkatërruar në një rrugë fshati pranë qytetit Elizabeth.

Pas aksidentit Morrison, edhe pse në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë dalje publike deri në një njoftim të dytë.

Safe Image
Safe Image

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.