Aksidentohet makina pa shofer e Tesla, humbin jetën dy persona në SHBA (FOTO)

Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti në SHBA.

Makina “Tesla”, pa shofer, është përplasur me një pemë në veri të Hjustonit, shkruajnë autoritetet.

“Askush nuk ishte në vendin e shoferit”, u shpreh Cinthya Umanzor, oficer i policisë në Hjuston.

Makina e aksidentuar, Tesla Model S 2019, po udhëtonte me shpejtësi të madhe dhe nuk arriti të devijonte një pengesë që doli në mes të rrugës, duke u përplasur më pas me një pemë e shpërthyer menjëherë në flakë.

Pas shuarjes së zjarrit, autorët lokalizuan dy pasagjere, me njërin në sendiljen e pasagjerit dhe tjetrin në seldien e pasme të Teslas, thonë mediat. Kompania e Teslas, ende nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me aksidentin.

Sakaq, Agjencia e sigurimit të automjeteve amerikane tha në mars se ka hapur 27 hetime për përplasjet e automjeteve Tesla. Të paktën tre nga aksidentet ndodhën kohët e fundit, shkruan “The Guardian”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *