Aksidentohet nëndetësja amerikane në zonën e konfliktit mes Kinës dhe Tajvanit

09:08 08/10/2021

Disa marinarë amerikanë janë plagosur pasi një nëndetëse bërthamore ka pësuar një aksident në detin e Kinës jugore.

Deri tani nuk është e qartë se me çfarë është përplasur nëndetësja, por sipas BBC ngjarja është ende në hetim.

Pesëmbëdhjetë marinarë kishin lëndime të lehta, por gjatë marrjes në pyetje ata kanë deklaruar se janë të paqartë se çfarë e kishte shkaktuar përplasjen.

Incidenti vjen ndërsa tensionet rriten në rajonin shumë të diskutueshëm për shkak të ndërhyrjeve kineze në zonën e mbrojtur të Tajvanit.

Një zëdhënës i Marinës Amerikane tha se nëndetësja ka qenë duke shkuar drejt territorit amerikan të Guam./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *