Aksion i beftë i Policisë së Vlorës/ Kontrolle të makinave luksoze për sende të paligjshme dhe…

aksion i befte i policise se vlores kontrolle te makinave luksoze per sende te paligjshme dhe
aksion i befte i policise se vlores kontrolle te makinave luksoze per sende te paligjshme dhe

Efektivë të policisë së Vlorës si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kontrolle në rrethrrotullimin e Skelës përgjatë mbrëmjes të kësaj të shtune.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për Balkanweb se në fokus të kontrolleve kanë qënë automjetet, të cilat qarkullojnë në këtë pjesë të Vlorës. Po kontrollohen automjetet e shtrenjta, si dhe ato me xhama të zinj.

Automjetet kontrollohen në brendësi të tyre, për të parë për sende të kundraligjshme, si armë zjarri, mjete prerëse thikë, apo edhe sende të forta.

Kontrollohen gjithashtu edhe drejtuesit, krahas sendeve të kundraligjshme, edhe për posedim të lëndëve narkotike. Krahas kontrollit që i është ushtruar automjeteve, drejtuesve të tyre ju janë kërkuar edhe dokumentat e identifikimit.

Mjetet dhe drejtuesit kontrollohen në kuadër të garantimit të sigurisë në qytet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts