Aksion i madh në Kosovë, arrestohen dhjetë zyrtarë, mes tyre edhe anëtari i Listës Serbe (Foto)

aksion i madh ne kosove arrestohen dhjete zyrtare mes tyre edhe anetari i listes serbe foto
aksion i madh ne kosove arrestohen dhjete zyrtare mes tyre edhe anetari i listes serbe foto

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, dhe nëntë zyrtarë tjerë, gjatë aksionit për ndërtime pa leje.

Në njoftim thuhet se aksioni është duke vazhduar në Komunën e Shtërpcës.

Nikoliç që nga viti 2009 ishte kryetar i Komunës së Shtërpcës, ai është anëtar i Listës Serbe.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Marrja e ryshfetit’, ‘Dhënia e ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimi.

Më tej, Prokuroria njofton se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike edhe detaje tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts