Aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort”/ Petrit Vasili: Veprim prej banditësh! Shtet mafioz që ka pikësynim t’i mbyllë gojën mediave









Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur sërish për aksionin e paligjshëm të IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort” duke prishur dy pishina.

petrit vasili

Këtë aksion të paligjshëm, në një kohë kur sezoni turistik vazhdon ende, Vasili i ka quajtur një demonstrim prej banditësh për të fshehur të vërtetat e tyre.

Në një intervistë për Syri Tv, Vasili deklaroi se ky është një shtet mafioz që me kërcënime kërkon të mbyllë gojën dhe qytetarët të mos marrin vesh aferat.

“Këtu po shohim të përsëritet e njëjta histori akoma më e dhunshme për të dhënë vetëm një mesazh, kush na nxjerr të vërtetat ne kush na demaskon ne, ne do përpiqemi të përdorim shtetin me të gjitha mënyrat me ligj pa ligj me rregulla pa rregulla. Dhe i gjithë ky demonstrim që u dha ishte një demonstrim i vërtetë prej banditësh për të fshehur të vërtetat e tyre.

Nuk është fajtor Fokus Grup nëse këta vjedhin 3 fishin për të bërë rrugën Kardhiq – Delvinë apo koncesionet që fitohen me miliona euro duke u ulur me 10 euro. Një vjedhje monstruoze. Nuk janë fajtore mediat, as News24 as SYRI TV as një tv që thotë të vërtetën. Ata që duhet të venë në burg janë ata mbi të cilët rëndojnë këto miliarda të këtij abuzimi të tmerrshëm.

Fajtor nuk janë mediat që përcjellin këto të vërteta kaq të mëdha. Fajtorët janë ata që shkaktojnë një krim ekonomik të dimensioneve të frikshme është qeveria. Është një shtet mafioz që me kërcënime të dukshme të padukshme hapur si kjo është vetëm me një pikësynim të mbyllet goja, që qytetarët të mos marrin vesh të vërtetën”, u shpreh Vasili.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *