Aksioni i SPAK/ Grup i strukturuar kriminal, trafik droge dhe sigurim i kushteve për vrasje, zbardhen akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksionin e mbrëmjes së sotme të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhërarreste.

Në një raportim live në News24, gazetarja Lala u shpreh se ndaj tyre rëndojnë akuzat si ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’.

“Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje. Breçani akuzohet për pastrim parash. Është firmosur urdhërarresti për Ervin Matën.”, ka raportuar gazetarja Lala për News24.

Kujtojmë se Ervin Mata është përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ai u vetëdorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018. Biznesmeni Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts