
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me megaoperacionin e SPAK dhe lëshimin e 11 urdhër-arresteve gjatë rubrikës “Opinion” në News24.
Lala u shpreh se një tjetër operacion i madh po zhvillohet në Spanjë, por ende nuk ka informacione zyrtare nëse ka të arrestuar.
[embedded content]
“Prekja e Bujar Gërmizit dhe e Ervin Matës e konsideroj si një hap cilësor për sa i përket ndëshkimit të njerëzve të rëndësishëm të botës së krimit në vend. Breçani edhe pse në kundërshtim me ligjin ka përkrahur një person të shpallur në kërkim, emrin nuk mund ta bëj publik ende. Në sistemet e policisë thuhet se personi kur paraqiytet në një pikë kufitare duhet automatikisht të ndalohet.
Ka pasur disa transaksione të familjes Breçani dhe Mata. Kjo do duhet parë, pasi ata janë krushqi. SPAK ka dyshim se përbën veprën penale “pastrim parash”. Pritet që Breçari të dalë para seancës gjyqësore dhe të mbajë qëndrimin e tij.
Ka muaj të tërë sipas konfirmimeve të TIMS që të kërkuarit ndodhen jashtë shtetit. Për disa prej të shpallurve është bërë një operacion në Spanjë dhe nuk kemi informacion nëse janë arrestuar.”, u shpreh gazetarja Lala.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al