Aksioni “Pika” në Kosovë/ 50 të arrestuar, mes tyre dy zyrtarë të doganës në Qafë Prush dhe Qafë Morinë

Në operacionin e sotëm të koduar “Pika” zhvilluar në rajonin e Gjakovës dhe të Prizrenit janë arrestuar dy zyrtarë doganorë për veprat penale “Mitmarrje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Doga e Kosovës në një komunikim për mediat në vend falënderoi  Policinë për bashkëpunimin dhe institucionet e tjera për realizimin  e këtij operacioni.

“Dogana e Kosovës ka mbështetur Inspektoratin Policor të Kosovës në operacionin e arrestimit të zyrtarëve të kufirit në Rajonet Gjakovë dhe Prizren, ku janë arrestuar edhe dy zyrtar doganor për dyshimet se kanë kryer veprat penale ‘mitmarrje’ dhe ‘shpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar’. Dogana e Kosovës është mirënjohëse ndaj punës së Inspektoratit Policor në hetimin e këtij rasti dhe do të vijoj me bashkëpunim të rregullt me Inspektoratin, Policinë dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit. Dogana e Kosovës më tej ka theksuar se ajo zbaton politika rigoroze që dekurajojnë me efikasitet praktikat e korrupsionit dhe sjelljes jo profesionale si dhe do të ndërmarrë me prioritet veprime që synojnë luftimin e korrupsionit dhe praktika të dëmshme e sjellje jo profesionale. Mbi këtë konsideratë, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës ka ndërmarrë veprimin e suspendimit të menjëhershëm të zyrtarëve doganor të arrestuar dhe do të filloj procedimin administrativ disiplinor.”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *