
Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet për aksion policor në kampin e MEK në Durrës, si dhe vdekjen e një anëtari.
Në lidhje se çfarë po ndodh me kampin e MEK, deputeti Flamur Noka u shpreh se i di të gjitha pasi ka qenë ministër, por u kundërshtua nga gazetarja Gerta Zaimi, e cila u shpreh se fakti që ka qenë ministër për 1-2 vite nuk do të thotë se i di të gjitha.
Pjesë nga debati në studio:
Zaimi: Është relative kjo, sepse nuk mund ta dish se çfarë ndodh me krerë, a jan ënë ndikim apo jo. Është një analizë aq bindëse që…
Noka: Kam qenë ministër unë.
Zaimi: Fakti që ke qenë ministër për 1-2 vite nuk do të thotë se i di të gjitha.
Noka: Ka të bëjë. Ti thua që Çuçi ka të drejtë kur thotë se s’ka pse pyet amerikanët?
Zaimi: Nuk merrem me fjalën e tij.
Noka: Shqipëria nuk është në kushte për të pranuar kaq shumë iranianë. Fuqia dhe kapaciteti ekziston, por për 3000 veta shansi është 0. Sot Rama po i trajton si terro roiste. Marrëveshja ka qenë për më pak se 300, dhe do mbaheshin për kontribut humanitar.
Zaimi: Sot duhet të pyesim kush janë ata? Kush është ky grup.
Noka: Sot nuk mund të trajtosh një komunitet si terroristë. Ai që u vra.. apo nuk e sheh ti si Cuci.
Zaimi: Nuk i pashë. Retorika që përdor është demagogji.
Noka: Kjo është dhunë dhe vetëm dhunë.
Kikia: Se kush është MEK këtë e dimë dhe prania e tyre ishte rrezik. Pranimi i tyre u bë për servilizëm nga Berisha dhe Rama. Që MEK është minë me sahat kjo dihet, për pasojë është rritur dhe presioni nga Irani.
Noka: Anëtarë të MEK që kanë shkuar në spital janë të shumtë. Cfarë donte policia në kampin e MEK-ut?
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al