Akt terrorist në Zelandën e Re, policia ekzekuton autorin

10:16 03/09/2021

Një akt terrorist ka ndodhur këtë të premten në Zelandën e Re, ku një ekstremist i ISIS është qëlluar për vdekje nga policia pasi sulmoi me thikë 6 qytetarë në një supermarket në Auckland.

Të 6 qytetarët  e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ku 3 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra.

Ekstremisti 32 vjeçar nga Sri Lanka u ndoq nga policia pasi la shtëpinë për të shkuar në market aty ku ndërmori dhe sulmin.

Në një prononcim për mediat kryeministrja Jacinda Ardern u shpreh se i dyshuari konsiderohej me rrezikshmëri të lartë dhe ishte në ndjekje nga policia që prej vitit 2016.

Ajo u shpreh se ka informacione në lidhje me të dhënat e autorit dhe të shkuar së tij kriminale, por nuk mund të zbulohen ende për shkak të hetimit policor./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *