“Akte burracake”, sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Veri, reagon Presidenti Meta: Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve

TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas sulmeve në Policinë e Kosovës në veri të vendit. Kreu i Shtetit i cilëson akte burracake dhe shpreh besim se institucionet ligjzbatuese të Kosovës do t’i zbardhin shpejt dhe do të vënë para drejtësisë autorët.

Meta bën thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve.

“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.
Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t’i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.
Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, deklaron Presidenti Meta.

Policia e Kosovës në veri të vendit është sulmuar me armë teksa është nisur për të marrë detyrën në pikat kufitare. “Ky sulm, i faktuar me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.